Haradinaj pranon se Thaçi do të ketë timonin e dialogut

Mos i humb

Pas kalimit në Qeveri të projektligjit për dialogun me Serbinë, kryeministri Haradinaj, ka bërë të ditur se miratimi i këtij ligji nuk ndërhynë në kompetencat që ka presidenti Hashim Thaçi, në dialog. Sipas tij, ky ligj i jep bazë ligjore funksionimit të delegacionit, por jo edhe ndërhyrjen në kompetenca të presidentit Thaçi.

“Ligji nuk ndërhynë në kompetenca të presidentit, vetëm i jep bazë ligjore funksionimit të delegacionit” tha Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, në të cilën mbledhje u votua projektligji për dialogun me Serbinë.

Mes tjerash, kryeministri Haradinaj, tha se do ta trajtojnë me legjitimitet kërkesen e PSD-s për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo .

“Ata e kanë dhënë një listë me tema, të gjitha temat e kanë një legjitimitet. Sot e kemi kryer ligjin për dialogun dhe e diskutuam skemen pensionale. Kemi ligjin për pagat dhe shumë ligje tjera, ndërsa çështja e ministrit Rikallo, do të trajtohet me ligjitimitet sepse e tillë është’ , tha Haradinaj i cili mes tjerash përkrahu edhe iden e presidentit Thaçi për rritjen e pagava për FSK-në.

“Ne e mirëpresim si qeveri rritjen e pagave në secilën kohë, sidomos në fushën e sigurisë ne nuk kemi kursyer” shtoj shefi i ekzekutivit. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit