Haradinaj: Qeveria do të merr garancë për projektet e BERZH-it

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit trepalësh mes Qeverisë BERZH-it dhe kryetarëve të komunave ka falendëruar Bankën Europiane për mbështetjen e komunave në realizimin e projekteve, ndërsa ka shprehur besimin se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në projektet e tilla që kanë komunat në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Haradinaj është zotuar se do të vazhdohet bashkëpunimi me BERZH-in në realizimin i projekteve komunale për qka edhe do të marrë garanci.

“Besoj që e keni të qartë se një marrëdhënie e tillë është garanci. Ju i identifikoni projektet, qeveria merr garancat. Projektet nuk presin por ndodhin sot ndërsa Kosova e sanon minusin buxhetor që ndodh nga këto projekte në një periudhë të caktuar. Ky operacion i përbashkët bëhet i mundshëm duke falendëruar gadishmërin e BERZH-it për partneritet”, tha Haradinaj.

Ndërsa shefi i zyrës së BERZH-it në Prishtinë tha se ka pasur një takim të suksesshëm me zyrtarë nga Kosova muajin e kaluar në Samitin e Londrës.

“Jam i kënaqur që viti i kaluar ka qenë vit rekordeve i projekteve. Muajin e kaluar kam pasur një takim të suksesshëm më zyrtarë nga Kosova në Samitin e Londrës.Unë jam këtu me BERZH-in pasi duhet të bëjë më tepër për Kosovën dhe qëllimi ynë është të punojmë sa më shumë në Kosovë. Kemi tri fusha primare që janë strategjia e sektorit privat , ekonominë e gjelbërt dhe infrastrukturën”.

Ndërkohë që kryetarët e komunave kanë paraqitur projektet e tyre më theks përmirësimin e infrastrukturës të komunave.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ngriti shqetësimin lidhur me dy projektet të komunës së Drenasit. Sipas tij problemi i parë është të bëhet trajtimi i ujërave të zeza i cili do t’i kushtojë komunës rreth 22 milion euro. Ndërsa projekti tjetër është projekti i grumbullimit të ujit të pijes me një sipërfaqe prej 74 hektarëve, sepse vetëm 20 për qind janë të mbuluar më ujë të pijës, ndërsa 80 për qind e përdorin ujin alternativ.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini theksoi problemin e komunës së tij lidhur me rrugën Gjakovë-Deçan.

“Projekti më i rëndësishëm për ne është ai i faljes së Gjakovës në Deçan. Kemi problem të madh në Gjakovë, i gjithë trafiku që kalon në Dukagjin kalon në qendër të qytetit. Dy rrugë të tjera që i kemi paraqitur janë ato që lidhin disa rrugë të fshatrave që ne vend se të udhëtimi të zgjat 10 minuta zgjatë 1 orë”, tha Gjini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit