Haradinaj: Rezoluta për dialogun lojë politike për poena

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreson që sot do të normalizoj qëndrimet pozitë e opozitë për ta miratuar Rezolutën e Kuvendit për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, arritja e një koncensusi ndërmjet partive politike lidhur me dialogun është në interes të shtetit dhe për këtë tha ai se iu kam bërë thirrje edhe dje në Kuvend.

Haradinaj tha se siç është votuar për Ushtrinë e Kosovës kjo do të ndodhë edhe për Rezolutën për dialogun.

“Në seancë ka pasur diskutime korrekte, por në disa raste po shihet një lojë mes partive, pra deputetët po përfaqësojnë më shumë një lojë, ndoshta ma shumë për poena se sa për qëllim. Qëllimi i Parlamentit është më nxjerr një Rezolutë , atëherë mendoj që duhet ta kërkojmë një mes gjitha partitë politike dhe gjithë deputetët, une i kam lutur që ta kërkojnë këtë mes, ju siguroj se atë që thash në Parlament është se ka një fuqi të jashtëzakonshme, siç kanë qenë votat për ushtrinë, pra nëse ka shumë votë për një Rezolutë të caktuara në dëshmi në vete, përpos Rezolutës do të ketë edhe unitet politik, shpresoj që do të arrijë sot”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i vendit tha se të gjitha këto veprime të sportit politik të vazhdohen pasi t’i kryejmë çështjet e rëndësishme për vendin.

“I sygjeroj të gjithë që mos me zgjedh veprime veprues për disa çështje, ata le të rrehen edhe prapë le të vazhdoj ai sporti politik, por disa punë t’i kryejmë. Sa i përket edhe dialogut mirë është më e pas një pikë të përbashkët, pastaj gara prapë vazhdon, problemet mbesin se nuk zgjidhen të gjitha meniherë”, tha kryeministri Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit