Shefi i Grupit Parlamentar të LDK -së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Sipas tij, ky shkarkim është bërë për të plotësuar kushtin e partnerit të ri që i siguron mbajtjen e pushtetit.
“Tash Rikallo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një pertnerë tjetër. Për të mbajtur qeverinë edhe disa ditë, ai e shkarkojë atë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Qytetaret e Dardanisë kërkuan te shkarkohet Rikallo për dhunën ndaj shqiptareve gjate luftës. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.
Tash Rikallo nuk është i rëndësishëm, pasi Haradinaj e ka gjetur një pertner tjetër. Për të mbajtur qeverinë edhe disa dite, ai e shkarkoje atë.
Kjo është “politikë” e “vendimeve të mëdha”.