Haradinaj: Shumë shpejt qytetarët do t’i gëzojnë benefitet e ligjit për Obiliçin

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Obiliçit, Xhafer Gashin.

Siç ka njoftuar kryeministri në Facebook, me Gashin kanë diskutuar për dinamizimin e zbatimit të Ligjit për Obiliçin, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe se i ka premtuar përshpejtimin e veprimeve, të cilat janë në përgjegjësinë e Qeverisë dhe të ministrive përkatëse.

“Qytetarët e Obiliçit shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet që sjell ky ligj”, ka shkruar Haradinaj,/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit