Haradinaj tregon arsyen e rritjes së pagës së tij

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e fundvitit me gazetarë ka pranuar rritjen e pagës së tij me qëllimin e vetëm që, sipas tij nëse kryeministri ka pagë të lartë, atëherë atij nuk i bie ndërmend për të vjedhur.

“Jam i vetëdijshëm që nuk është e lehtë me qenë gazetar. E kam rritë pagën time dhe të kolegëve të mi. Është e pakuptimtë përgjegjësia politike, është e pakuptimtë që kryeministri ta ketë rrogën 1300 euro. Nuk është vendim i përkryer, por me bindjen time ne duhet të punojmë për ata që na kanë besuar’, tha Haradinaj duke shtuar se paga e madhe e ndalon një kryeministër nga vjedhja.

“Nëse kryeministri nuk e ka rrogën e madhe, ai mundet me përdorë edhe forma tjera si hajni etj”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit