Haradinaj tregon se cili do të jetë kompromisi i dhimbshëm i Kosovës me Serbinë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka proces më të dhimbshëm sesa pajtimi me Serbinë. Këto komente Haradinaj i bëri pas mbledhjes se sotme të qeverisë kur u pyet nga mediat se përse presidenti vazhdimisht po përsërit se marrëveshja me Serbinë do të jetë e dhimbshme.

“ Nuk ka kompromis ma të dhimbshëm se procesi i njohjes me Serbinë. Është një lloj pajtimi nga momenti i njohjes reciproke i lidhjes së marrdhënieve me Serbin. Ne e dimë se gjysma e popullit ka qenë e zhvendosur, e dimë se viktima ka pasur, ky është kompromisi më i dhimbshëm për Kosovën. Nuk ka proces ma të dhimbshëm se me shkel mbi këtë fakt, kur të kujtojmë Krushën e Madhe, Lubeniqin e shumë masakra tjera që Serbia bëri në Kosovë. Kjo është ajo dhimbja për të cilën po flasim’ , tha Haradinaj duke hedhur poshtë përfoljet se procesi i dhimbshëm nënkupton humbje territori./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit