Haradinaj: Ulja e pagave shpëton PTK-në nga bankrotimi

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për krizën që është aktualisht Telekomi i Kosovës, ku tha që pagat nuk është e nevojshme t’i ulen askujt.

Ai tha që Qeveria nuk ka dëshirë të ulë pagat e askujt por edhe nuk është e nevojshme sepse nuk i kanë pagat e larta mirëpo duhet të mundohemi që ta shpëtojm kompanin nga kjo krizë dhe pastaj kur të stabilizohet gjendja, mund të bëhen përsëri rritja e pagave. Dhe sipas tij bankrotimi eventual është lajm i keq për këtë kompani.

Gjithashtu ai tha që ne duhet të punojm shumë me këtë qështje  dhe se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për shpëtimin e kompanisë si: reduktimin e shpenzimeve të tepërta, të ndalen humbjet edhe njëkohësisht mundësi të uljes së pagave.

“Punëtorëve ndoshta nuk iu bjen shumë të ulen, por menaxhmentit. Nuk besoj 40 përqind, por nëse kërkohet për 10 përqind për punëtorët e  20 përqind për menaxhment, ëhstë në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë. kur të kthehen në këmbët e veta, mund të kthehen pagat prapë”, tha Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit