Haradinaj: Zvicra ka përkrahur fuqishëm Kosovën, jemi me fat që kemi aleatë të tillë

Mos i humb

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në Ditën Nacionale të Zvicrës ka shprehur urimet më të përzemërta përshtetin që ishte strehë e shqiptarëve në kohë të vështira.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosova është me fat që ka aleatë si Zvicra.

“Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj

Postimii plotë i Haradinajt:

Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit