Hashim Thaçi sot merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë sot para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte. Ai do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK i akuzuar së bashku me disa ish- luftëtarë për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë- Serbi.

Aktakuza u publikua disa javë më parë, gjë që bëri që Thaçi të anulonte angazhimin e tij për dialogun Kosovë- Serbi që po ndiqet tashmë vetë nga kryeministri Avdullah Hoti.

Hashim Thaçi mohoi akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale teksa premtoi se nëse do të vërtetohen nga Haga atëhere ai do të japë dorëheqjen si President i Kosovës. Pas publikimit të aktakuzave ai kreu një vizitë në Tiranë ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas u kthye në Kosovë për të mbajtur fjalimin publik para popullit të Kosovës.

Pasi të mbarojë mandatin si President ai ka deklaruar se nuk do të merret më me politikë, por momentalisht dosja e tij është në Hagë dhe është një gjyqtar paraprak i cili ka në dorë çështjen, dhe mund të konfirmojë akuzat ose t’i hedhë poshtë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit