Haskuka: Ndërtimi i dy çerdheve publike fillon sivjet

Mos i humb

Komunës së Prizrenit do t’i shtohen edhe katër çerdhe të reja këtë vit. Dy prej të cilave janë çerdhe publike.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i cili ka shtuar se njëra nga çerdhet do të jetë investim i komunës, njëra nga ministria e Arsimit si dhe dy të tjerat, donacion nga Bashkimi Europian.

“Po ndërtojmë dy çerdhe publike. Njëra është investim i komunës dhe po mendojmë që sa më shpejt ta përfundojmë, këtë vit ta hapim. Ndërsa çerdhja tjetër është me fond të ministrisë. Sivjet do të nisim ndërtimin edhe të dy çerdheve tjera në lagjen Arbana donacion i BE-së”, ka thënë ndër të tjera, Haskuka në emisionin “Zyra e Ankesave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit