Haxhiu “godet” fort Thaçin e Qeverinë për dialogun

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në debatin parlamentar për dialogun me Serbinë, ka thënë se nuk duhet të ketë dialog pa vlerësimin e dialogut të deritashëm dhe pa i qartësuar kërkesat e Kosovës.

Haxhiu tha se është vet Hashim Thaçi që i ka bërë dëme Kosovës dhe deputetët janë ata që duhet ta ndalin për të mos udhëhequr dialogun përfundimtar me mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet ta dijë se me dialog të udhëhequr nga Thaçi, do të prodhojë pasoja të mëdha për vendin.

“Unë nuk i kuptoj as Hashim Thaçin, as Qeverinë që marrin yrysh sa herë që Serbia ka nevojë. Pse duhet të vizatohemi Serbisë në Bruksel pa e bërë një vlerësim të dialogut, pa vendosur kushte, pa i diskutuar synimet e Kosovës dhe pa i qartësuar kërkesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo tha se dialogu solli listën serbe dhe amvisni për strukturat serbe në veri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit