Haxhiu: Me keqardhje, e njëjta gjë si me INTERPOLIN do të ndodh edhe me liberalizmin e vizave

Mos i humb

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, paralamjëron fatin e njëjtë për Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave sikur me antarësimin në Interpol. Sipas saj deklarimet e krerëve të shtetit se Kosova do ta marr dritën e gjelbër për liberalizimin janë një retorikë e konsumuar, por e cila në fund sjell dështimin.

E pyetur nga Kosova Post, se a e pret i njëjti fat Kosovën sikur me Interpolin edhe për liberalizimin e vizave, Haxhiu u shpreh e bindur që e njëjta gjë do të ndodh edhe me qështjen e liberalizimit të vizave duke përmendur kështu premtimin e kreut të Qeverisë, Ramush Hradinaj, i cili ka premtuar që pasi ta merr detyrën, liberalizimi do të ndodh vetëm pas 3 muajsh.

“Ka ndoshta afër 10 vite që njerëz të cilët kanë qenë në krye të institucioneve kanë mashtruar qytetarët e Republikës së Kosovës që do të lëvizin lirshëm. Edhe në kohën kur është votuar kjo Qeveri, e mbaj në mend që Haradinaj pati thënë që brenda 3 muajve qytetarët do të lëvizin lirshëm. Pra nuk mund të lëvizim lirshëm dhe fatkeqësisht qytetarët kanë mbetur peng i politikanëve të korruptuar dhe si pasoj ende nuk lëvizin lirshëm, por unë konsideroj që duhet të angazhohemi për t’i larguar këta njerëz nga institucuonet e vendit në mënyrë që qytetarët e vendit përveç liberalizimit të vizave ta kenë edhe zhvillimin ekonomik, mirëqenien, shëndetësin e arsimin në Republikën e Kosovës, por patjetër edhe liberalizimin e vizave. Pra, me këta njerëz që i kemi në krye të institucioneve nuk mund të bëhet asgjë, sikur dështimi në UNESKO, tash në INTERPOL edhe qështja e mashtrmit të liberalizimit të vizave do ta ketë fatin e njëjtë”, tha Haxhiu.

Më tutje Haxhiu, përmendi edhe kushtin e vetëm atë me Malin e Zi,  që sipas së cilës do të ndodhte liberalizmi e që për fat të keq nuk ndodhi as ajo, por Kosovës ju shtua edhe kushte të tjera dhe si rezulta i kësaj Kosova ka mbetur ende e izoluar.

“Fatkeqësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës e votuan marrëveshjen me Malin e Zi që në emër të liberalizimit të vizave ata falën territor dhe sot ndonëse kanë falur territorin vazhdojn me mashtrime të tilla që qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti, siç kanë thënë që në momentin kur të votohet demarkacioni menjëherë qytetarët do të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë e që kjo pra nuk ka ndodhur, për faktin se nuk mund të ndodh liberalizimi i vizave ku institucionet  e vendit udhëhiqen nga njerëz që janë direkt përgjegjës për gjendjen në Republikën e Kosovës, në këtë rast edhe për degradimin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh Haxhiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit