Qytetarët njëzëri kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Artur Bushi si dhe drejtorin e Ujësjellësit.

“I gjithë populli i Krujës e di se nga janë marrë ato tuba të ujësjellësit, pasi janë marrë nga tubat e naftës në Ballsh.

Kërkojmë që të merrem masa.

Uji i ri erdhi me ngjyrë. Ndaj e hoqën atë ujin e ri.”, -tha një prej protestuesve.

Ndërkohë, disa të tjerë thonë se tubat e ujësjellësit janë marrë në Bulqizë.

Aktualisht uji që shkon në banesa te qytetarëve është i pakonsumueshëm.