Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, shkon në 500 numri i të prekurve

Mos i humb

Ka shkuar në 500 numri i personave që kanë kërkuar shërbim spitalor për shkak të helmimit me ujin e pijshëm në Krujë.

Mësohet se mëngjesin e sotëm janë paraqitur në urgjencën e spitalit rreth 150 qytetarë. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve kanë qenë edhe shume fëmijë që kanë shfaqur simptoma helmimi.

Që nga mëngjesi i së dielës, rreth 500 qytetarë në Krujë u paraqitën në spital me simptoma helmimi si dhimbje koke, dhimbje barku, diarre e të vjella. Dyshimet e para ishin se helmimi u shkaktua nga uji i pijshëm, ndërsa për këtë arsye furnizimi u ndërpre që prej mesditës së të hënës.

Në një reagim zyrtar të Ujësjellësit të Krujës një ditë më parë, u tha se shkak paraprak për helmimin e banorëve, është kontaminimi i ujit të pijshëm si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shtunën dhe të dielën, veçanërisht në vendburimin e Malësisë së Krujës ku është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit