Hendekët e YPG/PKK-së pengojnë ikjen e civilëve nga Afrini

Mos i humb

Aeroplanët pa pilotë (IHA) të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kanë filmuar momentet kur terroristët e YPG/PKK-së përpiqen që t’i parandalojnë civilët që të mos ikin nga qendra e qytetit të Afrinit duke hapur hendek.
Në pamjet e IHA-së të siguruara nga AA shihet një ekskavator duke lëvizur nga qendra e qytetit dhe arrin në një pikë ku civilët përpiqen të largohen nga qendra e qytetit të Afrinit.

Ekskavatori kryen disa gërmime menjëherë afër pikës ku autokolona e civilëve ishte lënë për të pritur, në mënyrë që të mbyllet rruga e tyre.

Civilët të cilët kanë formuar radhë të gjata në pikën e daljes, tubohen afër ekskavatorit dhe përpiqen që të parandalojnë gërmimin e terroristëve.

Shihet se terroristët të cilët përpiqen që ta pengojnë popullin marrin reagime të shumta dhe se civilë të shumtë përleshen me terroristët e armatosur.

Gjatë kësaj kohe, në pamjet e IHA-së shihet se si një grua e moshuar së pari përpiqet që t’i bindë terroristët e më pas përpiqet që ta hapë rrugën duke i larguar me dorë gurët në rrugë të renditura nga terroristët.

Në pamje shihet se disa civilë janë përpiqur që ta pengojnë ekskavatorin duke u ngjitur mbi krahun e tij.

IHA e TSK-së edhe më parë ka filmuar pjesëtarët e YPG/PKK-së duke ndërprerë rrugët e ikjes së civilëve nga qyteti dhe duke qëlluar me armë ndaj tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit