Heshtje në LDK, asnjë fjalë për “rebelimin” e dy deputetëve të saj

Mos i humb

Sot pritet të mbahet protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e thirrur për në ora 14:00.

Arsyeja e mbajtjes së kësaj proteste, sipas VV-së është gjendja aktuale politike në vend, më saktësisht situata e krijuar pas dhënies së idesë për korrigjimin e kufijve gjatë dialogut Kosovë – Serbi, ide që u prezantua nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Vetëvendosje i ka bërë thirrje edhe partive tjera nga opozitare për bashkëngjitje në protestë, por që nuk u mbështet nga asnjëra.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu është përgjigj, duke thënë se nuk mendojnë se janë shpenzuar rrugët institucionale për t’i kundërshtuar veprimet e koalicionit qeveritar. Por njëjtë nuk mendojnë edhe disa individ nga LDK, pasi që deputeti Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e VV-së.

Të dy deputetët e LDK-së kanë thënë se po protestojnë për ta kundërshtuar “ndarjen e Kosovës”, që sipas tyre po bëhet për pazare politike.

Lajmi.net ka tentuar ta marrë një qëndrim nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga të gjithë anëtarët e kryesisë së LDK-së, në lidhje me pjesëmarrjen e dy deputetëve të tyre në protestë, por pa sukses. Madje disa prej tyre nuk kishin qasje në telefon.

Deputeti Arben Gashi tha shkurt se nuk është në kompetencë të tij të flasë për këtë, e si referencë e kishte shefin e Grupit Parlamentar të partisë Avdullah Hotin, por që i njëjti nuk e pa të arsyeshme të lajmërohet.

Kujtojmë, se nuk është hera e pare që deputetët e LDK-së dalin kundër qëndrimit të partisë së tyre, pasi që, këtë e ka bërë edhe deputetja Teuta Rugova në seancën e fundit në Kuvend, shkruan lajmi.net. Ndryshe, protestës i janë bashkuar edhe një pjesë e shoqërisë civile, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, dy degë të AKR-së dhe parlamenti studentor i UP-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit