Personat e akuzuar të përshirë në hetimet e Spitalit të Onkologjikut në QSUT dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Një prej mjekeve të përfshira në shkelje, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe se nuk është e vërtetë që i ka orientuar pacientët me tumor në privat.
Alketa: Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik Sot kam ardhjet të mbroj veten time, jam e pafajshme. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private, prit një minutë mi, se më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar fotot. Unë e ruaj deri në pikën e fundit etikën me personat e sëmurë me kancer, se kam persona të sëmurë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, dhe gjithçka tjetër”


