Hodhën molotovë gjatë protestës, procedohen 8 shtetas

Mos i humb

Policia e Tiranës ka nisur procedimet penale në gjendje të lirë për 8 shtetas, të cilët dyshohen se kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë gjatë protestës së mbrëmshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar.

Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit