Holandë, mbi 4.500 të vdekur nga koronavirusi

Mos i humb

Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë ka shkuar në 4.518, me 43 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të përditësuara të Institutit Shtetëror për Shëndet dhe Mjedis pranë Ministrisë holandeze të Shëndetësisë, numri i pacientëve që po trajtohen në spitale në vend ka shkuar në 10.521, pasi në 24 orët e fundit janë shtruar 65 pacientë të tjerë.

Ndërkaq, numri i të diagnostikuarve është rritur për 400, për të arritur në gjithsej 38.245.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 207.900 njerëzve deri më tani, ndërsa 888.516 njerëz janë shëruar. Ndërkaq, aktualisht ka mbi 1,9 milion raste aktive që presin shërimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit