Hoti e Konjufca në takim për rrëzimin e Qeverisë

Mos i humb

Nuk janë vetëm shefat e partisë, Albin Kurti e Isa Mustafa që po takohen se bashku për të diskutuar pë mocionin, një takim tjetër për t’u dakorduar rreth rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, e kanë organizuar edhe shefat e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Glauk Konjufca e Avdullah Hoti.

Në këtë takim ata janë dakorduar për tekstin e mocionit, përmes të cilit do të synojnë rrëzimin e koalicionit PDK-AAK-Nisma nga pushteti.

Përveç Konjufcës, Hoti ka takuar edhe deputetin Ilir Deda, ndërkohë u ka bërë thirrje të gjithë grupeve tjera parlamentare që të përkrahin këtë nismë të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Komunikata e plotë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, sot kanë harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Z. Hoti sot është takuar edhe me përfaqësuesin e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe ka komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it.
Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Hoti fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit