Hoti: Kosova gëzon të drejtën për ta pasur ushtrinë

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka konfirmuar se LDK do ta votojë transforimin e FSK-së në ushtri, që do të votohet të premten e kësaj jave, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Hoti, këtë deklaratë e ka bërë të ditur gjatë një konference për media, ku ka konfirmuar se partia e tij është pro votimit të transformimit të FSK-së në ushtri.

“Grupi Parlamentar në seancën që pritet të mbahet të premten do të mbështes pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri. Kosova e gëzon të drejtën për ta pasur ushtrinë e saj”, tha Hoti, duke shtuar më tutje se Kosova është falenderuese ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen në transformimin e FSK-së.

“Ne e falenderojm Amerikën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Të gjitha komunitetet duhet të ndihen të sigurt tash e tutje”, u shpreh Hoti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit