Hoti: PAN ka unitet vetëm për të qëndruar në pushtet

Mos i humb

Koalicioni PDK-NISMA- AAK, duhet të ndalet, pasi është duke rrezikuar të gjitha të arriturat e Kosovës deri më tani, ka thënë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hot.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka shtuar se koalicioni aktual ka unitet vetëm për të qëndruar në pushtet.

“Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtet-ndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet. Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit