Hoti përshëndet qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin e Serbisë për anëtarësim në BE-së

Mos i humb

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë që po e kushtëzon progresin e Serbisë drejt Bashkimit Europian, duke kujtuar kështu kushtin për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së. Orientimi momental i Serbisë nuk është në përputhje me objektivat për integrim euro-atlantik që ka Ballkani”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë i Hotit:

“Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë, që po e kushtëzon progresin e Serbisë drejt BE-së.

Gjermania kusht tjetër Serbisë, për anëtarësim në BE: Vendosni sanksione Rusisë!

Mendësia gjeopolitike e Serbisë duhet të ndryshojë rrënjësisht përpara se asaj t’i hapet rruga drejt BE-së. Orientimi momental i Serbisë nuk është në përputhje me objektivat për integrim euro-atlantik që ka Ballkani.

Kushtëzimi i Serbisë drejt BE-së duhet gjithashtu të lidhet me ndërtimin e raporteve normale me fqinjët e saj dhe, mbi të gjitha, me ndalimin e menjëhershme të agresivitetit të saj kundër shtetit dhe popullit të Kosovës.

Për paqen dhe sigurinë evropiane, kjo qasje e Gjermanisë duhet të bëhet politikë zyrtare e BE-së.

BE-ja duhet t’i ndihmojë popullit serb, sepse pa dyshim që ka nevojë për ndihmë për tu shkëputur nga e kaluara dhe nga orientimi i gabuar gjeopolitik.

Kjo është me interes për paqen afatgjate në Ballkan”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit