Hoxha dhe McAllister: Vendimmarrja për liberalizim të vizave të përshpejtohet

Mos i humb

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha në konferencën e Grupit  punues panevropian të Partive Popullore Europiane (EPP) në Parlamentit Europian theksoi rëndësinë e procesit integrues për vendet e Europës juglindore duke vënë në fokus, të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, rastin e Kosovës.

Hoxha theksoi se procesi integrues është prioritet nacional dhe çështje e konsensusit të gjerë institucional e politik, me përkushtim të fuqishëm në realizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Reformat e Agjendës Europiane si dhe reformat tjera, të parapara me strategjitë e përbashkëta.

“Në këtë fazë, ne jemi duke zhvilluar takime me vendet e veçanta të Bashkimit Europian, duke diskutuar çështjet e lidhura me liberalizimin e vizave”, theksoi Hoxha, në veçanti me vendet që kanë qasje hezituese ndaj këtij procesi duke dhënë argumente rreth përmbushjes së kritereve të parapara me udhërrëfyes.

Ajo tha se migrimi si çështje elektorale e ngritur në disa vende të BE-së, nuk ka të bëj me qytetarët e Kosovës.

“Dihet se Kosova nuk gjendet as në 30 vendet me numër të emigrantëve, andaj, kjo çështje do parë si çështje elektorale e vendeve të BE-së, në procese e fushata zgjedhore”, tha Hoxha.

Ministrja e Integrimit theksoi që vendimmarrja për liberalizim të ndodh gjatë presidencës austriake të kryesimit të BE-së, të njihen të arriturat e Kosovës, si dhe ndikimet në proceset e gjithëmbarshme në rajon, aq më parë kur Kosova është vendi i vetëm pa lëvizje të lirë në vendet e Shengenit.

“Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet e parapara me udhërrëfyesin e vizave. Kemi filluar me fushatën njoftuese për qytetarët rreth këtij procesi, të bindur fuqishëm se rruga integruese është rruga jonë e vetme, pa alternativë. Vendimmarrja pozitive në këtë proces do të jetë lajm i pritur nga të gjithë ne”, tha ajo.

Ndërsa David McAllister, kryetar i Komisionit AFET të Parlamentit Evropian theksoi se procesi integrues për shtetet e Europës juglindore, është sfidë të cilën duhet ta fitojnë këto vende, me përkrahjen e Bashkimit Europian.

“Të arriturat e kësaj pjese të Europës, sot reflektojnë në institucionet e BE-së, duke qenë rajon i paqes, fuqizimit të sundimit të ligjit, demokracisë dhe vlerave tjera të Bashkimit Europian”, ka thënë McAllister.

Po ashtu, McAllister vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, dhe pret që vendet e BE-së, të njohin këtë arritje dhe të japin dritën e gjelbër për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit