
Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha kërkon mbështetje nga BE për liberalizimin e vizave.
Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se votimet në Parlamentin Europian hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Europian.
Ajo ka kërkuar edhe një herë mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën
Postimi i plotë:
Votimet për Parlamentin Europian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Europian.
Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.
Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt. Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!
Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!


