Hoxha me zyrtarin britanik të Migracionit: Taskforca Britani–Shqipëri–Kosovë, model suksesi

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim zyrtar drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javid.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Hoxha theksoi se, një model suksesi është taskforca trepalëshe Britani – Shqipëri – Kosovë, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë.

Në takim u nda qëndrimi për nevojën e zgjerimit të këtij modeli edhe në fusha të tjera të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për një partneritet të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të kontribuar në një Evropë më të sigurt, duke vlerësuar kontributin dhe asistencën e ofruar nga pala britanike”, u shpreh Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit