Humb jetën minatori në Bulqizë

Mos i humb

BULQIZE– Humb jetën një minator në fabrikën e kromit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota.

Nga informacionet paraprake mësohet se minatori që ka humbur jetën është 65 vjeç dhe është aksidentuar gjatë punës në fabrikë, duke pësuar dëmtime që kanë sjellë dhe vdekjen e tij.

Njoftimi i policisë;

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit