Hungaria “çlirohet” nga mbajtja e maskës në publik

Mos i humb

Hungaria duket se po merr frymë lirisht pas një viti të vështirë si pasojë e Covid-19. Kryeministri Viktor Orban njoftoi se do të heqë shumicën e kufizimeve ndaj pandemisë, duke përfshirë masën e izolimit gjatë orëve të natës, sapo që numri i të vaksinuarve të arrijë 5 milionë këtë fundjavë.

Më tej ai tha se nuk do të ketë më nevojë që banorët të mbajnë maskat në ambiente të hapura.

“Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë”, tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t’i thënë “lamtumirë maskave” në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka miratuar dhe përdorur vaksinën Sputnik të Rusisë dhe ato kineze.

Kjo i ka mundësuar këtij vendi që të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit në BE. Rreth 50% e popullsisë prej rreth 10 milionësh, tashmë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit