Hungaria mohon ta ketë ndihmuar Gruevskin në arrati

Mos i humb

Zyra e kryeministrin hungarez Viktor Orban  mohon të ketë ndihmuar në një mënyrë a në një tjetër ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, për të lënë Maqedoninë.

Mediat rajonale raportuan se Gruevski ishte larguar nga Maqedonia me ndihmën e diplomatëve hungarezë, duke kaluar fillimisht kufirin drejt Shqipërisë, e prej aty në Mal të Zi.

Policia malazeze ka konfirmuar lajmin se Gruevski ka hyrë më 11 nëntor në orën19:19 në vendkalimin kufitar Bozaj (Hani i Hotit) dhe se ka përdorur kartë identiteti për emrin e tij.

“Nuk kishte asnjë masë mbrojtëse në sistemin e kërkimit”,
 tha një burim i paidentifikuar.

Sipas të njëjtit burim, dy veta e shoqëronin atë ë makinë, të cilat kishin pasaporta diplomatike hungareze.

Prej aty, Gruevski është transferuar në kufirin me Serbinë, duke kaluar nga pika e kalimit kufitar Dobrakovo.

Gruevski po qëndron në Hungari ligjërisht, në përputhje me procedurën për azil, sipas zyrës së Orban. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit