Hyri për të grabitur një shtëpi në Itali, pronari vret 38-vjeçarin shqiptar

Mos i humb

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është qëlluar për vdekje 38-vjeçari shqiptar A Xh.

Ky i fundit, ka tentuar për të vjedhur një banesë në Frosinone, por është ndeshur me rezistencën e pronarit që e vrau.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit. Karabinierët kanë mundur ta identifikojnë viktimën, falë gjurmëve të gishtërinjve të pranishëm në bazën e të dhënave ndërkombëtare.

Autopsia përfundoi mbrëmjen e kaluar në Spitalin “Santa Scolastica” në Cassino.

Arbër Xheleshi është njohur nga disa familjarë që banojnë në provincën e Trentos. Nga gjetjet hetimore, ka rezultuar se 38-vjeçari jetonte në Campania.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit