Hyrja në fuqi e këtij vendimi shfuqizon edhe ndalesën e lëvizjes në Serbi

Mos i humb

Parlamenti i Serbisë sonte vendosi të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila ka qenë në fuqi në vend që nga 15 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Vendimi i miratua me shumicë votash në seancën e dytë të kuvendit të mbajtur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimi hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, dhe siç u njoftua më parë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, hyrja në fuqi e këtij vendimi shfuqizon edhe ndalesën e lëvizjes që zbatohej çdo ditë nga ora 18:00 deri në ora 5:00, që nënkupton se nga nesër nuk do të ketë ndalim të lëvizjes.

Kjo, siç u tha më herët, nuk do të thotë që masat e distancës fizike dhe masat mbrojtëse si mbajtja e maskave ​​dhe dorezave nuk duhet të respektohen. Kontaktet, siç janë përqafimet ose shtrëngimet e duarve, do të duhet të shmangen, kurse personat mbi moshën 65 vjeç do të jenë në gjendje të lëvizin sa herë që dëshirojnë, por me rekomandimin që të vazhdojnë të kalojnë më shumë kohë në shtëpitë e tyre.

Në kuadër të zbutjes së masave lejohen shëtitjet, por jo në grupe, kurse festimet si dasmat dhe ditëlindjet pritet të lejohen nga 15 qershori.

Sipas të dhënave më të fundit, 203 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në vend deri më tani, ndërsa 9.791 njerëz janë diagnostikuar pozitivë.

Deri më tani janë shëruar 1.971 persona dhe janë kryer gjithsej 117.474 teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit