Hysa konfirmon interesimin e Kosovës për hetim ndërkombëtar për Grupin e Kumanovës

Mos i humb

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ka deklaruar se Kosova është e interesuar për një hetim ndërkombëtar për Grupin e Kumanovës, shumica e të cilëve janë nga Kosova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Temla bën të ditur se Hysa ka deklaruar se për këtë çështje nevojitet një marrëveshje dypalëshe Kosovë-Maqedoni, duke mos dhënë sqarime se si Prishtina e sheh këtë aspekt.

Ndërkaq, nga Kryeministria e Maqedonisë thonë se nuk ka asgjë të re në drejtim të hapjes së një hetimi ndërkombëtar për rastin e Lagjes së Trimave. Kurse pas përfundimit të gjykimit, Qeveria në Prishtinë ndau nga 10 mijë eur për familjarët e shtetasve të Kosovës të përfshirë në luftimet në Kumanovë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit