Sali Hasa nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai nuk kishte dërguar as avokat në seancë. Mësohet se Hasa ka dërguar një letër nga burgu se nuk do te paraqitet sot në seancë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh.
KPK zbulon se prokurori i Sarandës ka mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje. Ai ka deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës si dhe ka mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni.
KPK:
Vlerësimi i pasurisë ku konstatohet se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime financiare, ka kryer deklarim të rremë. Është bërë objekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2004. Një apartament në Kavajë të cilin e lKa shitur, e ka deklaruar të shitur në shumën 1 mln e 500 mijë lekë në 1998. Mungesë dokumentacioni për ndërtimin e një karabinaje. Nuk justifikon 900 mijë lekë. Ka deklaruar truall 500 m2, për 400 mijë lekë në 1998, që është materializuar në vitin 2001. Ka mospërputhje në deklarimet për shitjen e pasurisë karabina, duke deklaruar vetëm shitjen e sipërfaqen e pronës. Komisioni konstatoi mungesë leje ndërtimi dhe dokumentacioni. Në analizën financiare ndërtimi në fjalë është blerësuar në vlerën 3 mln e 600 mijë lekë, ndërsa subjekti e ka deklaruar në 2 mln lekë.
Është i dyshimtë mos deklarimi i ndërtesës dhe shitblerja e saj pasi ka mospërputhje në deklarata. Mungesë dukomentacioni për shumën 2.5 lekë me të cilën deklaron se e ka shitur. 180 m2 sipërfaqja e karabinasë pa dokumentacion që justifikon burimet financiare. Apartament me sip 163m2 në Durrës, sipas kontratës janë paguar pjesërisht me afat përfundimi shlyerje në vitin 2001 për të cilin ka paguar 44 mijë dollarë amerikan. Mbetet e paqartë periudha e shlyerjes së kësaj shumë. Ka mungesë destinacioni.
Sali Hasa u arrestua për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis.


