Presidenca palestineze ka deklaruar se i ashtuquajturi “plani i paqes” ka përshkallëzuar tensionet ndërsa ka dënuar martirizimin e 4 palestinezëve nga forcat izrelite në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Sipas Agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, zëdhënësi i Presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeineh në një deklaratë me shkrim ka thënë se “I ashtuquajturi plani i paqes i SHBA-së ka shkaktuar përshkallëzimin e tensioneve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën okupim”.
Abu Rudeineh tha se Izraeli po përpiqet të imponojë në terren realitete të rreme në kuadër të të ashtuquajturit “plani i paqes” dhe paralajmëroi qeverinë e Tel Avivit që të mos vazhdojë tensionet sistematike.
Duke dënuar martirizimin e 4 palestinezëve nga forcat izraelite, Abu Rudeineh vuri në dukje se populli dhe shteti i Palestinës do të qëndrojnë përballë “komploteve” të SHBA-së dhe Izraelit dhe se ashtu si më parë do t’i eliminojnë këto pavarësisht çdo kostoje.
Gjatë përleshjeve në orët e para të mëngjesit me ushtarët izraelitë, në Bregun Perëndimor u vranë dy palestinezë ndërsa një tjetër në Kudsin Lindor.
Po ashtu edhe një i ri palestinez u martiriuza në ngjarjet që ndodhën dje në qytetin El-Khalil.


