I cilësuar si ‘Zoti i drogës’, Manja firmos ekstradimin e Alket Hatisë drejt Italisë

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit të Alket Hatisë, të njohur si ‘Zoti i Drogës’, drejt Italisë.

Në shtetin fqinj ai rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë. I pyetur pak ditë më parë nga gazetarët në lidhje me vendimin që do marrin autoritetet shqiptare për Alket Hatian, Manja tha se rasti do të trajtohet edhe me palën italiane.

Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër”, u shpreh Ulsi Manja më 9 nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit