I dehur dhe me drogë në makinë, arrestohet shoferi që kryente manovra të rrezikshme në rrugë

Mos i humb

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë me makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ku shoferi teksa ka parë policinë ka shtuar shpejtësinë dhe ka aksidentuar një makinë tjetër dhe ka rrezikuar jetën e disa kalimtarëve.

Pas ndjekjes, 35-vjeçari me iniciale B.A. është ndaluar dhe nga verifikimi që i është bërë u zbulua se ai ishte i dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë.

Po ashtu gjatë kontrollit në mjet i është gjetur dhe një sasi kanabisi.

Tashmë 35-vjeçari B.A. akuzohet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit