I dënuar me 9 vjet burg për vrasjen e shqiptarit, dorëzohet polici italian/ Emri

Mos i humb

I dënuar për vrasjen e një shqiptari, dorëzohet polici italian.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2014, ku viktimë mbeti Eduart Ndoji.

Polici i vetëdorëzuar është Mirko Franzoni, i cili është dënuar nga Gjykata e Brescia, me nëntë vite e katër muaj burg.

Dënimi ndaj tij është dhënë pak kohë më parë, ndërkohë që pritet transferimi i Franzonit në qeli.

Franzoni ka pretenduar gjatë gjithë kohës se nuk kishte qëllim të vriste me armë zjarri 26-vjeçarin shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, por se arma ishte shkrepur aksidentalisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit