I dënuar me burg në Greqi, shtyhet për të premten vendimi për kryebashkiakun e Mallakastrës në KQZ

Mos i humb

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Të premten do të mbahet seanca e radhës pasi avokati i kryebashkiakut ka kërkuar një mbrojtje sa më efektive me prova dhe dokumentacionin verifikues nga Prokuroria e Përgjithshme.

Qerim Ismailaj rezultoi i dënuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për konflikt në kohën kur ishte emigrant.

Rasti i tij u denoncua nga PD, teksa Ismailaj nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit