I dënuar në Itali për përdhunimin e një të miture, arrestohet i shumëkërkuari

Mos i humb

Blerim Troca është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar.

Troca ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Santa Maria në Itali për “marrëdhënie me dhunë me të mitur”. Ai është arrestuar në Shijak, aty ku edhe fshihej prej shumë kohësh.

Tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ku do të vuajë atje.

Njoftimi i policisë: 

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:

Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit