I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është nga LDK

Mos i humb

Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë, ka ftuar në intervistë, ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Ndrecaj, i cili është Asamblist i LDK-së.

Ndrecaj të mërkurën ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, ndërkaq 21 maj do të paraqitet për intervistim në Hagë.

Ndrecaj është bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili po ashtu është i ftuar nga Specialja, por që është arratisur nga Kosova dhe ka refuzuar që t’i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate.

Ndërkaq, Specialja poashtu sot, i çuar ftesë për intervistim edhe ish-përfaqësuesit të UÇK-së në Gjermani, Enver Shala.

Ftesën Shala, e ka marrë derisa po shoqëronte në Hagë Ismet Taren, i cili po ashtu u intervista nga Dhomat e Specializuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit