I gjetën poshtë sediljes së makinës dy granata dore, arrestohet pasagjeri!

Mos i humb

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili lëvizte me dy granata dore me vete.

Bazuar në informacione të marra në rrugë operative, policia ka ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte 27-vjeçari në vendin e quajtur ‘Pallati me Shigjeta’.

Pas kontrollit të kryer në mjetin tip “Volksëagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer 27 vjeçarin e arrestuar, shtetasin me inicialet K. H., policia gjeti poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej ky i fundit dy granata dore.

Në pranga u vu edhe shoferi për moskallëzim krimi.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit