Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dimal, për shkak se ka hyrë pa leje në banesën e një 20-vjeçare dhe përmes kërcënimit ka kërkuar që ajo të martohej me të.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nëse të dy kanë qenë në një lidhje apo jo, por tashmë 31-vjeçari është prangosur.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


