I kërcënuar nga bllokimi prej Covid, Parisi pret me frikë ditën e hënë

Mos i humb

Parisi po pret me frikë javën e ardhshme pasi kryeqytetit rrezikon ti kthehet bllokimi teksa qeveria franceze tha se pandemia po  përkeqësohet.

“Që nga dita e djeshme Parisi e ka kaluar pragun që e vendos atë në kategorinë e alarmit maksimal,” tha ministri francez i Shëndetësisë Olivier Véran.

Pragu i “alarmit maksimal” në Francë arrihet kur shkalla e incidencës arrin 250 të infektuar për 100,000 njerëz, të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zëna nga pacientë me koronavirus dhe shkalla e Covid midis të moshuarve kalon 100 raste për 100,000

Véran tha se nëse “evolucioni” konfirmohet edhe të dielën, “ne nuk do të kemi asnjë zgjidhje tjetër përveç vendosjes së masave të bllokimit në Paris dhe periferitë së tij

Aurelien Rousseau, kreu i autoritetit shëndetësor të rajonit të Parisit, i tha radios France Inter të mërkurën që 34% e shtretërve të kujdesit intensiv ishin të zënë nga pacientët Covid-19 dhe shkalla e incidencës te njerëzit mbi 65 vjeç ishte më shumë se 100 për 100,000.

Ai tha se norma ishte gjithashtu shumë e lartë te ata midis moshës 20 dhe 30 veç, 450 raste për 100,000 njerëz.

Marseja dhe departamenti i Guadelupë janë tashmë në “gatishmëri maksimale”, që do të thotë baret dhe restorantet u detyruan të mbyllen.

Sipas ministrisë franceze të shëndetësisë, ky nivel alarmi nënkupton gjithashtu mbylljen e të gjitha institucioneve të tilla si kinematë dhe muzetë, përveç nëse ato kanë protokolle të rrepta dhe të respektuara të shëndetit, dhe mbylljen opsionale të plazheve dhe zonave liqenore.

Shumë pronarë biznesesh në Paris kanë frikë nga ndikimi afatgjatë i mbylljes që mund të vendoset dhe kanë dalë për të protestuar kundër kufizimeve tashmë ekzistuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit