I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Mos i humb

ITALI– Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ndërsa ka humbur jetën një shqiptar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua dje në një kryqëzim në Gioia Tauro ku i riu shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj humbi jetën pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit