I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë akuzohet

Mos i humb

Policia kufitare në doganën e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin belg.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit