I vodhën makinën një 30-vjeçari në Shkodër, i morën para duke e mashtruar se do ia gjenin, 6 “skifterat” në pranga

Mos i humb

Kush është Jacinda Ardern, kryeministrja e Zelandës së Re që me thjeshtësinë e saj ka fituar simpatinë e botës

Ardern doli në skenën globale në vitin 2017 kur, në moshën 37 vjeçare, u bë kryeministrja më e re në botë. Shumë...

Kanada, kalohet pragu i 200 000 rasteve me Covid-19

Kanadaja, mes valës së dytë të koronavirusit, kaloi pragun 200 000 rasteve me COVID-19 dhe po i afrohet pragut prej 10 000...

SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e...

Detaje nga aksioni i RENEA-s në Lezhë, sekuestrohet një sasi e madhe parash dhe tri kasaforta të mbyllura, 2 të arrestuar

Policia e Shtetit zbardh detaje nga aksioni i forcave RENEA mbrëmjen e kaluar në Laç e Kurbin kundër lojërave të fatit.

Arrestohen gjashtë persona në Shkodër, autorë të vjedhjes së automjetit të një 30-vjeçari, të cilin më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi lekësh duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin.

Personat e arrestuar janë me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar dhe si rezultat i hetimeve të bëra, është bërë arrestimi i shtetasve:

– S. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Trafik klandestinësh”;

– L. N., 36 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, i dënuar më parë për veprën penale “Kallëzim i rremë”;

– G. T., 25 vjeç, banues në lagjen ”1 Maji”, Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vjedhja”;

– V. B., 31 vjeç, banues lagjen ”10 Korriku”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

– S. H., 40 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër;

– F. H., 46 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Mes, Njësia Administrative Postribë, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur automjetin shtetasit E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër dhe më pas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë edhe një sasi parash, duke i premtuar se do t’i gjenin automjetin që i kishin vjedhur.

Gjithashtu u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi L. N., 46 vjeç, pronar i një servisi.

Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 motomjet, 1 automjet, 50.000 lekë dhe 5 aparate celular.

Po punohet për gjetjen e mjetit tip “Mercedez Benz”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Shkodrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së këtyre vjedhjeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të ketë një performancë kulmore teorike prej mbi 550 petaflops. HPE ka njoftuar se i është...

Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas...

Rritet në 22 numri i viktimave nga shembja e kishës në Gana

Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.

Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.