Ibrahim Kalin: Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, gabim katastrofal i SHBA-së

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın deklaroi se janë tejet shqetësuese lajmet për paralajmërimet se SHBA do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Kjo do të jetë një shkelje e rëndë e statusit fetar dhe historik të Jerusalemit, si dhe marrëveshjeve dhe vendimeve aktuale ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara”, porositi Kalın.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar premtoi se do të zhvendosë ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, kurse sipas pretendimeve të mediave amerikane, Shtëpia e Bardhë është duke përgatitur procesin e shpalljes së Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Kalın paralajmëroi se një hap i tillë do t’i jepte fund procesit edhe ashtu të brishtë të paqes dhe do të nxiste konflikte dhe tragjedi të reja në Lindjen e Mesme.

“Shpresojmë se SHBA nuk do të bëjë këtë gabim katastrofal. Është e një rëndësie kyçe që të ruhet statusi i Jerusalemit dhe Haremi Sherifit”, theksoi Kalin në deklaratën e tij./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit