Idlib, rritet numri i të vdekurve nga shpërthimet

Mos i humb

Numri i të vdekurve në katër shpërthime të ndryshme të ndodhura në qendër të qytetit verior sirian, Idlib, është rritur në 32, ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar shifrën 100.

Mustafa Haj Youssef, drejtor i mbrojtjes civile (Helmetat e bardhë) në Idlib, në deklaratën për AA tha se numri i të vdekurve në 4 shpërthime njëri pas tjetrit të ndodhura në qendër të qytetit në zonën ku ndodheshin automjetet e parkuara dhe vendbanimet civile është rritur në 32, ndërsa më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur.

Ai duke treguar se për shkak të shpërthimeve 15 ndërtesa përreth kanë pësuar dëme të mëdha, gjithashtu tha se mbi 50 automjete janë dëmtuar.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se shpërthimet mund të jenë kryer me autobomba./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit