Idlibi rrezikohet nga katastrofa humanitare

Mos i humb

Sulmet intensive të regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupeve të mbështetura nga Rusia dhe Irani kanë detyruar mijëra civilë të ikin nga provinca Idlib e Sirisë e cila është caktuar si zonë deeskalimit.

Që nga fillimi i sulmit javën e kaluar, regjimi dhe aleatët e tij kanë filluar një fushatë ushtarake kryesisht në qytetet Maarat Al-Numan dhe Saraqib, si dhe në fshatrat përreth.

Sipas Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, sulmi ka pasur për cak spitalet, shkollat, xhamitë dhe shtëpitë, për të detyruar civilët të dalin nga qytetet dhe për t’i mbajtur ata larg shtëpive të tyre.

Përkundër zonës së deeskalimit në rajon, regjimi dhe aleatët e tij kanë marrë kontrollin ndaj 26 fshatrave.

Lëvizjet e tanishme të forcave të regjimit të Asadit janë afër pikave të vëzhgimit të Turqisë, duke përfshirë një të vendosur rreth 15 kilometra në lindje të Maarat Al-Numan në fshatin juglindor të provincës Idlib.

Sipas opozitës së armatosur siriane, pikat e vëzhgimit të vendosura në fshatin Al-Surman afër Maarat Al-Numan mund të jenë të rrethuara nëse regjimi zgjeron ofensivën e tij.

– Katastrofë e menjëhershme

Të dielën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se më shumë se 80.000 njerëz kanë ikur nga dhuna në Idlib dhe kanë marshuar drejt kufirit turk.

“Nëse dhuna kundër njerëzve të Idlib nuk mbaron, ky numër do të rritet më tej”, tha Erdoğan, duke treguar ashpërsinë e katastrofës së menjëhershme humanitare.

Sipas Koalicionit Kombëtar për Forcat Revolucionare dhe Opozitare Siriane, në provincën Idlib gjenden rreth 3 milionë civilë, 75 për qind e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Në një konferencë për media të mbajtur dje, nënkryetari i koalicionit, Oqab Yahya, tha se sulmet e ashpra vijnë si pjesë e një projekti të madh që synon “të zhvendosë më shumë se një milion civilë sirianë”.

Ofensiva qëllimisht shkatërron infrastrukturën dhe ndërtesat për të rritur vështirësitë dhe për të dobësuar kushtet për plotësimin e nevojat themelore të jetesës së vendasve për t’i dekurajuar ata që të mos mbeten në rajon.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Që atëherë, më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulmet e regjimit dhe forcave ruse në zonë pasi armëpushimi vazhdon të shkelet.

Nëse agresioni nga regjimi dhe aleatët e tij vazhdon, Turqia dhe Evropa do të përballen me rrezikun e një fluksi tjetër të refugjatëve.

Mbi 1 milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk pas sulmeve intensive.

Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka strehuar mbi 3,6 milionë sirianë, duke u bërë shteti që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në botë.

Sipas të dhënave zyrtare, Ankaraja deri më tani ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për refugjatët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit